Kosova

Kosovë/ Nis hartimi i raportit të ri për verifikimin e mandatave

Shkruar nga Liberale
Kosovë/ Nis hartimi i raportit të ri për verifikimin e mandatave

Pasi u mbajt një takim konsultativ në Kuvendin e Kosovës, është rënë në dakordësi që të ketë një komision të ri që do ti verifikoj mandatet e deputetëve të Kosovës, e më pas të vinë me një raport të ri që do të votohet në Kuvend.

Deputetët e zgjedhur votuan këtë të shtunë për hartimin e këtij raporti të komisionit për verifikimin e mandatave nga i njëjti komision që ishte më 15 prill.

Në seancë ishin të pranishëm 120 deputetë.

Sipas kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, raporti duhet të hartohet për 30 minuta dhe më pas të dërgohet në seancë për votim.

Edhe deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se në takimin konsultativ janë dakorduar të gjitha partitë që të votojnë për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

Ky raport nuk u votua nga opozita në seancën e 15 prillit pasi deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së argumentuan se anëtarët e qeverisë duhet të japin dorëheqje formale para se të betohen si deputetë.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH