Kosova

Kosovë/ Dështon për të dytën herë konstituimi i Kuvendit, ndërpritet seanca

Shkruar nga Liberale

Kosovë/ Dështon për të dytën herë konstituimi i

Ka dështuar për të dytën herë të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën pa e hedhur në votim raportin e Komisionit për verifikim të kuorumit dhe mandateve, pasi ka thënë se në takimin që e ka zhvilluar me përfaqësuesit e partive politike ka parë që qëndrimet e tyre nuk kanë ndryshuar.

Ai njoftoi se seanca do të vazhdojë pas dy ditësh, më 19 prill në orën 12:00. Kundër kësaj ndërprerje është shprehur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadë.

Memli Krasniqi, e ka akuzuar VV-në se po synon të marrë në këtë mënyrë, pasi sipas tij nuk e ka shumicën parlamentare.

Albulena Haxhiu nga LVV-ja ka këmbëngulur se i kanë votat e mjaftueshme, pavarësisht se gjatë seancës së sotme nuk e vendosën në votim pikën e parë të rendit të ditës.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH