Kosova

FOTO HISTORIKE/ 55 vjet nga themelimi i Universitetit të Prishtinës

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ 55 vjet nga themelimi i Universitetit të Prishtinës

Si sot, 55 vjet më parë, më 15 shkurt 1970, u mbajt mbledhja e Kuvendit themelues të Universitetit të Prishtinës, ngjarje historike e arsimore, me rëndësi kombëtare për Kosovën, por edhe për mbarë kombin shqiptar.

FOTO HISTORIKE/ 55 vjet nga themelimi i Universitetit të Prishtinës

Deri në fund të viteve ‘80 u diplomuan mbi 60 mijë studentë. Në vitin 1981 filloi dhuna serbe kundër studentëve dhe drejtuesve të universitetit të Prishtinës. Në 1991 filloi e ashtëquajtura politikë e de-albanizimit në Universitetin e Prishtinës dhe mbarë Kosovën e cila mori fund me çlirimin dhe pavarësinë.

FOTO HISTORIKE/ 55 vjet nga themelimi i Universitetit të Prishtinës

Universiteti i Prishtinës, i cili mban emrin e nderuar “Hasan Prishtina”, me 14 fakultetet dhe 158 programet e tij, është ndër qendrat më të mëdha e më të rëndësishme arsimore, shkencore e kulturore shqiptare.

FOTO HISTORIKE/ 55 vjet nga themelimi i Universitetit të Prishtinës

"Përgjatë më shumë se gjysëm shekulli, Universiteti i Prishtinës ka arsimuar, formuar, edukuar dhe inspiruar dhjetra breza studentësh, pedagogësh e intelektualësh, personalitete të shquara të dijes, të luftës për çlirim, pavarësi, shtetformim, demokraci, zhvillim e progres, dhe ka shërbyer e vazhdon të shërbejë si një vatër e madhe e shqiptarisë" - tha kryeparlamentarja Elisa Spiropali, teksa kujtoi 55-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH