Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës
57 deputetë votuan për, por jo nuk mjaftoi që Albulena Haxhiu të zgjedhjet kryetare e Parlamentit. Kështu për herë të pestë dështoi përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike Vetëvendosje nuk po zmbrapset nga emri i Haxhiut për të qenë kryetare e parlamentit, e opozita nuk do t’ia japë votën meqë nuk e konsideron unifikuese Haxhiun.
“Ka vendosur ta mbajë peng shtetin për shkak të tekave të tyre për një emër të përveçëm”, tha Memli Krasniqi, kreu i PDK-së.
“Mendoj se do të ishte në interes të tyre të propozojnë një kandidaturë unifikuese dhe të kalojë ky bllokim”, tha Ramush Haradinaj, kreu i AAK.
Derisa LDK thotë se nuk janë të gatshëm për marrëveshje politike. Akuzojnë Vetëvendosjen se po i mban peng institucionet.
Për Mimoza Kusarin, Albulena Haxhiu ka legjitimitetin për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit.