Një traget që lundronte nga Nea Stira drejt Agia Marina në Greqi pësoi një incident të martën pasdite, vetëm 10 minuta pas nisjes. Trageti “Panagia Paravouniotissa” u mbyt pjesërisht pranë bregut të Glaros, por fatmirësisht të gjithë personat në bord janë të sigurt.
Sipas informacioneve, trageti “Panagia Paravouniotissa” mbante 105 pasagjerë dhe 9 anëtarë të ekuipazhit dhe ata janë në gjendje të mirë shëndetësore
Tre anije të Rojës Bregdetare, anije private dhe një anije tjetër që transportonte pasagjerë nxituan në vendngjarje për të ndihmuar në proces.
Trageti pati një prurje të vogël uji, e cila është ndalur dhe po pompohet.