Globi

U plagos në vesh, zbulohet biseda e Trump-it me agjentët pas të shtënave: Prisni të marr këpucët!

Shkruar nga Liberale

U plagos në vesh, zbulohet biseda e Trump-it me agjentët pas të

Kandidati për president i SHBA-ve, Donald Trump i shpëtoi një atentati me armë zjarri gjatë një mitingu në Pensilvani, teksa u qëllua nga një 20-vjeçar.

Pasi shkëmbyen me shpejtësi urdhrat, anëtarët e Shërbimit Sekret e ndihmuan Trump të ngrihej në këmbë, duke formuar një rreth pranë tij për ta mbrojtur, shkruan CNN. 

Pak minuta pas të shtënave, ish-presidenti u largua nga vendi i ngjarjes dhe u fut në një makinë të zezë.

Ndërkohë është zbardhur një video e dialogut të tyre.

Agjenti: Gati? Prisni! Prisni! Shkoni përpara, le të shkojmë! Shkojmë!

Agjenti: A jeni gati?

Agjenti: I armatosuri është neutralizuar! Gati për të shkuar?

Agjenti: Vendi është i pastër

Agjenti: Përpara, zotëri, le të shkojmë.

Trump: Më prit të marr këpucët

Agjenti: Unë po të mbaj

Trump: Prit të marr këpucët e mia

Agjenti: Mbaje në kokë, po të rrjedh gjak

Agjenti: Kujdes. Prisni.

Trump ngre grushtin duke parë njerëzit, ndërsa turma brohorit ‘SHBA! SHBA!”.

Theksojmë  se ish-presidenti Donald Trump u qëllua me armë gjatë një mitingu elektoral në Pensilvani. Ai u pa me plagë në veshin e djathtë, ndërsa u dërgua për mjekim në spitalin e zonës.

Pak më vonë Trump ka reaguar sërish në një postim në rrjetet sociale, duke falënderuar mbështetësit për lutjet e tyre dhe Zotin që e kishte shpëtuar.

“Ishte vetëm Zoti që parandaloi të ndodhte e paimagjinueshmja. Ne nuk do të kemi frikë, por përkundrazi do të qëndrojmë të palëkundur përballë ligësisë,” shkroi ish-presidenti në një postim në Truth Social.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH