Globi

Pas vendimit të Izraelit, grupi i armatosur palestinez paralajmëron: Nuk do t"i hedhim armët!

Shkruar nga Liberale
Pas vendimit të Izraelit, grupi i armatosur palestinez paralajmëron:

Një grup militant i armatosur që vepron në Gaza ka deklaruar se nuk do të hedhë armët, pavarësisht vendimit të Izraelit për të zgjeruar operacionet ushtarake në territorin e rrethuar.

“Çdo forcë apo pushtet i huaj që shkel në Gaza do të konsiderohet si një forcë armike dhe pushtuese. Fati i saj do të jetë vetëm disfata dhe tërheqja”, thuhet në deklaratën e Komiteteve të Rezistencës Popullore (PRC).

Grupi theksoi se “armët e rezistencës do të mbeten të ngritura kundër Izraelit derisa pushtimi të largohet nga toka jonë palestineze”. Sipas tyre, “dita pas luftës” nuk do të përcaktohet nga forca të jashtme, por “vetëm nga populli dhe vullneti i tij".

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH