Globi

Orban: Po rimendojmë rolin tonë në NATO

Shkruar nga Liberale

Orban: Po rimendojmë rolin tonë në NATO

Teksa e ka përqëndruar fushatën e tij për zgjedhjet e Parlamentit Evropian në shmangien e përfshirjes më të thellë në konfliktin e Rusisë dhe Ukrainës, Orban ripërsërit qëndrimin e tij për Kievin.

Budapesti nuk dëshiron të marrë pjesë në misionin ushtarak të aleancës në Ukrainë as me armë, por as me fonde dhe këtë Orban e ka shprehur gjatë një interviste të fundit ku thekson se Hungaria po rimendon rolin e saj brenda NATO-s.

Kreu i qeverisë pranoi se qëndrimi i Hungarisë mund të duket i pazakontë, duke pasur parasysh synimin e vendit të tij për të qëndruar në NATO.

“Nuk ka shumë situata në historinë e NATO-s ku vendet anëtare kanë mbajtur hapur një qëndrim të veçantë siç po bën tani Hungaria. Prandaj, roli i saj në aleancën ushtarake duhet të rivlerësohet. Juristët dhe ushtria jonë aktualisht po punojnë për këtë. Çështja duhet të zgjidhet nga diplomacia hungareze.”

Udhëheqësi hungarez vuri gjithashtu në dukje gjithashtu se deklaratat e politikanëve dhe gazetarëve perëndimorë tregojnë se Evropa po përgatitet për luftë me Rusinë, pasi para dy luftërave botërore mediat gjithashtu përgatiteshin për një kohë të gjatë për të hyrë në luftë.

“Mendoj se ajo që po ndodh sot në Bruksel dhe Uashington, por më shumë në Bruksel sesa në Uashington, është një lloj përgatitjeje për një konflikt të mundshëm të drejtpërdrejtë”.

Deklaratat  e Orbanit vijnë teksa sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i bëri thirrje vendeve aleate përmes një interviste për The Economist, të heqin çdo barrierë ndaj Ukrainës për përdorimin e armëve që ato i kanë dhënë për të luftuar rusët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH