Viti i Ri Kinez ose thënë ndryshe Festivali i Pranverës është festa më e përhapur në vendet aziatike pasi shënon fundin e një viti dhe ardhjen e pranverës.
Kjo ka nisur shekuj më parë dhe sipas një kalendari të lashtë viti i ri nis në hënën e dytë të re pas solsticit dimëror.
Kjo festë festohet nga Kinezët, Koreanët dhe Vietnamezët anembanë globit.
Të afërm mblidhen me njëri-tjetrin dhe e festojnë vitin e ri së bashku.
Festivali i Pranverës fillon në javën e dytë të shkurtit më datë 10 dhe zgjat për rreth 15 ditë.
Kjo përkon me fundin e sezonit bujqësor të Kinës, duke u lejuar fermerëve një pushim nga puna në terren dhe të kalojnë më shumë kohë me familjet e tyre.
Sipas traditës kineze viti i ri shënohet nga ndryshimi i kafshës së zodiakut për të përfaqësuar vitin e ardhshëm.
Duke filluar më 10 shkurt 2024, shënohet Viti i Dragoit . Një figurë qendrore në kulturën kineze, dragoi përfaqëson energjinë, forcën dhe fatin e mirë.
Ka shumë tradita dhe zakone që lidhen me ardhjen e vitit të ri, duke përfshirë kalimin e kohës me njerëzit e dashur, bërja e pazarit për festivalin dhe shkëmbimin e zarfeve të kuqe me fat të njohur si "hóngbāo".
Simbol i fatit të mirë, zarfet zakonisht përmbajnë para dhe zbukurohen me imazhe ngjyrë ari për të përfaqësuar prosperitetin.
Një mënyrë tjetër e shkëlqyer që familjet të mblidhen së bashku është përgatitja e disa ushqimeve tradicionale siç janë Dumplings.
Ato përgatiten me peta të holla, të cilat duken si qese parash. Thuhet se përfaqësojnë pasuri dhe prosperitet në vitin e ardhshëm.