Globi

E TRISHTË/ Ndërron jetë në spital 25-vjeçari shqiptar në Itali, komuniteti në zi: Lamtumirë ëngjëll, pusho në paqe!

Shkruar nga Liberale

E TRISHTË/ Ndërron jetë në spital 25-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në provincën e Nava-s, Itali, ku një 25 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në shtratin e spitalit, pasi qëndroi në koma për disa ditë për shkak të komplikimeve me sëmundjen.

I gjithë komuniteti, i prekur thellë nga tragjedia, u mblodh rreth familjes së Aniajt, me origjinë shqiptare, por banuese në qytet prej mbi 20 vitesh, shkruan Bresciatoday.it.

Markeliani Aniaj do të mbahet mend nga të gjithë si një person me shpirt të lumtur dhe gjithmonë i sjellshëm, ishte e pamundur të mos e doje.

“Një jetë e re që ikën është gjithmonë dhimbje për të gjithë”, “Lamtumirë engjëll i vogël, pushofsh në paqe”, “Na mbro nga atje lart…”, “Një djalë shumë i ëmbël”, “Po më qan zemra”, janë disa nga mesazhet e shumta ngushëlluese që janë shfaqur orët e fundit, pasi u përhap lajmi për vdekjen e tij të parakohshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH