Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 45-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen mesditën e së martës në Larisa.
Fillimisht për ngjarjen është njoftuar ambulanca e EKAB, për të shkuar në një njësi blegtorale që ndodhet në Karya Olympos.
Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por gjetën të vdekur 45-vjeçarin , trupin e të cilit e transportuan në Spitalin Universitar të Larisës.
Ngjarja ka ndodhur pas një goditje elektrike nga një makineri krasitjeje. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.