Globi

ANALIZË nga FINANCIAL TIMES: Globalizimi i ri i Kinës!

Shkruar nga Liberale

ANALIZË nga FINANCIAL TIMES: Globalizimi i ri i Kinës!

Pekini, Chengdu e qytete të tjera kineze po kthehen në metropole të izoluara, ku të huajt përbëjnë më pak se 1% të popullsisë. Globalizmi po zhduket...

Dikur, qytetet si New York, Londra, Parisi apo Hong Kong përfaqësonin idealin e globalizmit, metropole me karakter kombëtar, por të përziera me njerëz, ide dhe kapital nga e gjithë bota. U ringritën fuqishëm pas krizës së viteve ’70, duke u bërë simbol i rritjes së pandalshme ekonomike dhe të përfshirjes globale.

Në fillim të viteve 2000, kjo ishte panorama e së ardhmes: një botë e lidhur përmes rrjeteve digjitale dhe transportit ajror, që do të krijonte gjithnjë e më shumë “qytete globale”.

Kësaj liste iu bashkuan edhe gjigantët aziatikë si Shangai, Shenzhen, Pekini, Mumbai dhe Bengaluru. Por me krizën financiare të vitit 2008, lidhja mes rritjes dhe tregtisë u shkëput.

Në Kinën e sotme, realiteti është ndryshe. Në vend të qyteteve globale kozmopolite, shfaqen megaqytete me dhjetëra milionë banorë, me teknologji të avancuar dhe infrastrukturë moderne, por me pjesëmarrje pothuajse zero të të huajve. Në Pekin, të huajt përbëjnë vetëm 0.3% të popullsisë, ndërsa në Chengdu, një qytet me 20 milionë banorë, kjo përqindje zbret në 0.08%.

Kjo tregon se ndikimi i globalizmit u mbivlerësua dhe se qytetet e mëparshme u formësuan nga trashëgimia e perandorive dhe rrjetet gjuhësore perëndimore, anglishtja, frëngjishtja, spanjishtja dhe portugalishtja. Këto rrjete nuk ekzistojnë më të njëjtën mënyrë…

Gjuha kineze përbën një pengesë të madhe për të huajt, por krijon një identitet të përbashkët për më shumë se 1/8-ën e njerëzimit. Migrimi masiv brenda vendit e ka bërë Pekinin dhe Bengaluru-n qytete gjigante, por jo të hapura ndërkombëtarisht.
Për më tepër, jeta digjitale në Kinë është e ndarë nga pjesa tjetër e botës, e mbyllur brenda “Great Firewall”. Edhe me VPN-në, vështirë se ndokush jashtë këtij sistemi do të mund të ndjekë këtë botë alternative.

Vizioni i “qarkullimit të dyfishtë” që Kina shpalli në vitin 2020, zhvillim i tregut të brendshëm paralelisht me tregtinë ndërkombëtare, duket gjithnjë e më shumë si realitet, jo thjesht strategji.

Në vend të përzierjes së botës në një enë të vetme, Kina po ndërton një univers ekonomik dhe kulturor që bashkëvepron me botën, por gjithmonë në distancë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH