Bota

E ngrirë për më shumë se tri dekada: Foshnja 31 vjeçare vendos rekord botëror të lindjes nga embrioni i ruajtur

Shkruar nga Liberale

E ngrirë për më shumë se tri dekada: Foshnja 31

Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mjekëve dhe njerëvze në mbarë botën: një foshnjë e shëndetshme ka lindur nga një embrion i ngrirë që nga viti 1994, duke u bërë kështu foshnja më “e vjetër” në botë në kuptimin e kohëzgjatjes së ruajtjes së embrionit përpara lindjes.

Embrioni ishte ngrirë për plot 30 vjet përpara se të përdorej këtë vit për një procedurë të suksesshme të fekondimit in vitro.

Foshnja, gjinia e të cilit ishte djalë Lindi në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Lindsey Pierce 35 vjec dhe bashkëshorti i saj Tim Pierce 34 vjec. Çifti i cili ka rrefyer se femija i tyre gezon shendet të plotë kanë thenë per mediat nderkombetare se e gjitha kjo iu duket nje film fantastiko shkencor.

Prindërit e djalit të porsalindur kishin tentuar prej 7 vitesh që të sillnin një fëmijë në jetë përpara se të vendosnin të merrnin embrionin e një gruaje 62 vjecare që e kishte krijuar atë në vitin 1994 me ish bashkëshortin e saj.

Sipas shkencëtarëve në fushën e mjeksisë , kjo ngjarje shënon një moment historik për teknologjinë e ruajtjes së embrioneve dhe mund të ndikojë ndjeshëm në mënyrën si mendohet planifikimi familjar në të ardhmen. Edhe pse ka pasur lindje të tjera nga embrione të ngrirë për periudha të gjata, ky rast vendos një rekord të ri, duke kaluar rastet e mëparshme të ngjashme që kanë ndodhur me embrione të ruajtura për rreth 27 apo 29 vjet.

Mjekët theksojnë se ngrirja afatgjatë e embrioneve nuk duket të ketë ndikuar në zhvillimin apo shëndetin e foshnjës, çka tregon për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e teknikave të ruajtjes me azot të lëngshëm.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH