Aktualitet

Zyrtarisht një grua në krye të SHISH, presidenti Begaj i thotë "po" propozimit të Ramës

Shkruar nga Liberale
Zyrtarisht një grua në krye të SHISH, presidenti Begaj i

Pas propozimit të kryeministri, Edi Rama, Presidenti Bajram Begaj dekreton emërimin e Vlora Hyseni si drejtuesen e re të SHISH.

Kështu Vlora Hyseni merr zyrtarisht detyrën e drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror.

Vlora Hyseni është e para grua që drejton shërbimet e inteligjencës shqiptare.

Ajo e ka udhëhequr Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë për katër muaj.

Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Vlora Hyseni ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit 2020, kur edhe u shkarkua drejtori Kreshnik Gashi, post që e mbajti deri në prill të vitit 2021. Ajo flet disa gjuhë të huaja. Gjithashtu ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH