Aktualitet

Zyrtarët grekë vijnë në Tiranë, takojnë Fredi Belerin në burg

Shkruar nga Liberale
Zyrtarët grekë vijnë në Tiranë, takojnë Fredi

Kryetari i Komitetit të Asociimit dhe Stabilitetit të BE-së, Manolis Kefalogiannis ka vizituar në burgun e Tiranës kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri.

Më pas ai ka takuar edhe djalin e tij.

Sipas “Protothema”, eurodeputeti zhvilloi takime edhe me Presidenten e Parlamentit Europian Roberta Metsola dhe relatoren e Raportit për procesin integrues të Shqipërisë, eurodeputeten Isabella Santos, e cila i informoi për zhvillimet mbi çështjen e Belerit.

Kefalogiannis i kërkoi asaj që të marrë iniciativa për t’i dhënë fund “menjëherë trajtimit të padrejtë dhe diskriminues të kryetarit të zgjedhur”.

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë është konstituaar dhe Këshilli Bashkiak i Himarës, teksa GJKKO refuzoi kërkesën e Belerit për të marrë pjesë në këtë ceremoni dhe për t’u betuar si kreu i ri i kësaj bashkie.

[gallery size="full" columns="1" jnewsslider="true" ids="1366330,1366331"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH