Kryesore

Zyrtares daneze i bie të fikët teksa njofton pezullimin e AstraZenaca

               Publikuar në : 14:48 - 15/04/21 liberale

Tanja Lund Erichsenm, Drejtorja e Farmakovigjilencës në Agjencinë Daneze të Barnave, i ra të fikët gjatë ditë së mërkurë, ndërsa njoftoi vendimin e Danimarkës për të braktisur plotësisht procesin e vaksinimit me AstraZeneca, për shkak të rrezikut të mpiksjes së rrallë të gjakut.

Vendimi do të shtyjë përfundimin e planifikuar të skemës së vaksinimit të Danimarkës në fillim të gushtit nga 25 korriku, thanë autoritetet shëndetësore.

Rezultatet e hetimeve në mpiksjen e gjakut të lidhur me AstraZeneca “treguan efekte anësore reale dhe serioze”, tha kreu i agjencisë daneze shëndetësore Soren Brostrom për një konferencë për shtyp.

“Prandaj kemi zgjedhur të vazhdojmë programin e vaksinimit për të gjitha grupet e synuara pa këtë vaksinë.”

AstraZeneca tha se respekton zgjedhjen e Danimarkës dhe do të vazhdojë t’i sigurojë asaj të dhëna për të informuar vendimet e ardhshme.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back