Aktualitet

Zyrtare/ Qeveria indekson pensionet, sa dhe kur do ta marrin pensionistët “rritjen”

Shkruar nga Liberale
Zyrtare/ Qeveria indekson pensionet, sa dhe kur do ta marrin pensionistët

Në muajin nëntor kur të tërheqin pensionet, pensionistët do të marrin 8.6 për qind më tepër sesa shuma që tërhiqnin në muajin e fundit.

Qeveria ka zyrtarizuar rritjen me 8.6 për qind të pensioneve për të gjitha kategoritë.

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për indeksimin e pensioneve në masën 8.6%, ashtu siç ishte paralajmëruar. Vendimi parashikon indeksim për të gjitha kategoritë e pensioneve, duke përfshirë pensionet e pleqërisë, të plota, të pjesshme, pensione që jepen për ndihma të posaçme shtetërore dhe pagesat e invaliditetit.

Indeksim do të thotë kompensim i rritjes së kostos së jetesës, ose i shportës bazë të çmimeve në treg.

Zbatimi i këtij vendimi nis nga data 1 tetor dhe vetëm për periudhën tetor-dhjetor 2023 efekti financiar në buxhetin e shtetit llogaritet në rreth 3.1 miliardë lekë (rreth 30 milionë euro).

Në total do të jenë mbi 767 mijë qytetarë që do të përfitojnë në të gjithë vendin.

Sipas qeverisë kjo rritje, mbulon gjithë ndryshimin e çmimeve për periudhën gusht 2022-gusht 2023, të matur nga INSTAT, prandaj edhe është quajtur indeksim. Megjithatë rritja e çmimeve nuk reflekton atë që matet nga institucionet çka e bën ndoshta të pamjaftueshëm indeksimin.

Ndërkohë qeveria ka llogaritur edhe bonusin për të gjithë pensionistët në muajin dhjetor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH