Aktualitet

ZYRTARE/ Covid-19 i mohon festën Tiranës

Shkruar nga Liberale
ZYRTARE/ Covid-19 i mohon festën Tiranës

Titulli kampion në 100 vjetorin e themelimit të klubit ishte një trofe që populli bardheblu e priste prej kohësh. Rikthimi pas 11 vitesh në majën e futbollit shqiptar ishte parashikuar të festohej gjatë. Drejtuesit e klubit bene gjithçka ishte e mundur për të pasur tifozë në shkallët e stadiumit e për të festuar së bashku këtë trofe por Covid-19 ia hoqi këtë mundësi.

Tirana-Bylis do të zhvillohet pa tifozë dhe sipas protokollit sanitar të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë:

NJOFTIM

Te merkurën datë 29/07/2020 përballja e fundit e kampionatit KF Tirana- KF Bylis. Tirana zbret ne fushë si kampione e vendit për sezonin 2019-2020 në ditëlindjen e saj të 100-të.

Duke marrë shkak nga situata e pazakontë e pandemisë COVID-19, të gjitha organizimet e menduara për festën e përbashkët të këtij viti jubile do të zhvendosen në një moment te dytë me shpresën se kjo situatë do të përfundojë. Klubi i Futbollit Tirana njofton se ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania” në orën 19:00 pa praninë e tifozëve sipas protokolleve përkatëse dhe rregullave të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë. / Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH