Kryeministri Edi Rama lajmëroi pas ndeshjes së Shqipërisë me Francës, se ndeshja e kthimit do të luhet në ‘Arena Kombëtare’, për të inauguruar kështu stadiumin më të ri.
Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar të enjten, gjatë hedhjes së shortit të kampionatit të futbollit të femrave, se ndeshja testuese e stadiumit, e cila është e detyruar sipas rregullave të UEFA-s, do të jetë Vllaznia-Apolonia.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më datë 3 nëntor, në mbrëmje.
Pas këtij testimit, pritet që “Arena Kombëtare” të jetë gati për ndeshjen me Francën më datë 17 nëntor./Gazeta Liberale