Aktualitet

Zvërnec, restoranti në brendësi të pyllit të Sodës shpërthen në flakë

Shkruar nga Liberale
Zvërnec, restoranti në brendësi të pyllit të Sodës

Një restorant në fshatin turistik të Zvernecit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta.

Dyshimet e para janë se zjarri ka ndodhur për shkaqe aksidentale.

Restoranti ndodhet në brendësi të Pyllit të Sodës dhe rreziku i përhapjes së flakëve ka qenë i madh.

Forcat zjarrfikëse të Vlorës dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Pas një "lufte" prej afro 45 minutash me flakët, rreth orës 17:20 minuta zjarrfikësja e qytetit ka arritur ti vendosi në kontroll ato.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar por dëme të mëdha materiale./oranews/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH