Aktualitet

Zv.ministrja Voda: Pallati ku kam shtëpinë do shembet, por...

Shkruar nga Liberale
Zv.ministrja Voda: Pallati ku kam shtëpinë do shembet, por...

Zëvendsministrja e Brendshme, Rovena Voda deklaroi se ajo kishte marrë vesh sot që pallati në Durrës, ku ka një apartament në pronësi të familjes së bashkëshorit do të shembej, pas dëmtimeve të pësuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

“Është i vetmi apartament që kam, nuk është në pronësi të bashkëshortit tim apo timen, unë jetoj me prindërt e bashkëshortit, jemi 7 persona në familje. Jeta jonë është e lidhur me atë apartament. Në fillim u akuzova se pse nuk shkonin grupet e ekspertizës te pallati im, ekspertimi është bërë vonë, shkalla e dëmtimit te pallati imi ishte DS3, por më pas u vunë re dëmtime në strukturë. U vendos të shembet edhe unë e mora sot vesh vendimin, e ndjej vetën njësoj si banorët e tjerë të Durrësit. Gjatë gjithë jetës sime unë kam respektuar ligjin dhe do vazhdoj ta bëj”, tha Voda. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH