Aktualitet

Zv/ministrja e Brendshme tregon tre pikat ku do reformohet policia

Shkruar nga Liberale
Zv/ministrja e Brendshme tregon tre pikat ku do reformohet policia

Në aktivitetin e prezantimit të anketimit të qeverisë suedeze mbi perceptimin e publikut për Policinë e Shtetit, ku mori pjesë edhe Bledi Çuçi, zv/ ministrja Romina Kuko prezantoi tre pikat e politikës së re në drejtimin e ministrit të ri. Kuko tha se do të reformohet shërbimi policor, do të rriten parametrat e sigurisë dhe do të futen në trajnim etike të gjithë policët.

“Pika e parë është reformimi i shërbimit policior dhe rritja e kapaciteteve për policimin në komunitet. Policia do të duhet të transformohet nga një forcë në një shërbim policor. Duke filluar nga momenti që policia merr telefonatën, i shërben dhe e jep drejtësi do të duhet të ketë një reformim tërësor dhe të qenësishëm. Politika e dytë ka të bëjë me rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet. Metodologjinë e kemi shumë të mirë. Politika e tretë ka të bëjë me angazhimin me komunitetin.

Ne duhet të lehtësojmë aksesin e publikut. Në akademinë e sigurisë kemi një trajnim shumë të mirë për pjesën e etikës së policisë, që do të kalojnë të gjithë efektivët, si ata që marrin shkollimin për herë të parë, por edhe ata që bëjnë kurse ritrajnimi për këtë pjesë. Do të jetë një trajnim etike që jep bazat e respektimit të lirive të individit”, tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH