Aktualitet

Zv/ministri: Përmbajuni recetave, mos blini bombola oksigjeni

Shkruar nga Liberale
Zv/ministri: Përmbajuni recetave, mos blini bombola oksigjeni

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Albert Nikolli apeloi të sëmurët me Covidqë të mos blejnë ilaçe, nëse mjeku i familjes nuk ua rekomandon.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, Nikolli tha se bombolat e oksigjenit janë të dëmshme nëse përdoren pa një mjek aty pranë.

“Kur flasim për kurimin, duhet t’i përmbahemi recetës së mjekut të familjes, nuk duhet të blejmë bombola oksigjeni, nuk është i këshilluar për përdorim në shtëpi pa prezencën e mjekëve", tha zv/ministri i Shëndetësisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH