Aktualitet

Zv.ambasadori i OSBE: I detyruar të bashkëpunoj me të zgjedhurit e...

Shkruar nga Liberale
Zv.ambasadori i OSBE: I detyruar të bashkëpunoj me të zgjedhurit

Zëvendës ambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton ka folur për Reformën Zgjedhore dhe uljen e të gjitha palëve në tryezë.

Në një intervistë për ABC News, ai është shprehur se këto parti duhet ta zgjidhin fenomenin e korrupsionit zgjedhor.

“Është pozitive kur partitë ulen dhe flasin sëbashku kundër korrupsionit zgjedhore. Por në fund të fundit kanë qenë vetë këto parti që kanë praktikuar korrupsionin zgjedhor. Partitë mund ta zgjidhin këtë fenomen të shëmtuar”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se është i detyruar të bashkëpunojë me të zgjedhurit e shqiptarëve, pavarësisht figurës apo të shkuarës së tyre kriminale.

“Jam i detyruar të bashkëpunoj nga ata që kanë zgjedhur votuesit e Shqipërisë. Në këtë mënyrë unë nuk kam çfarë të bëj deri sa shqiptarët i votojnë ata, bëhen menjëherë bashkëpunëtorët e mi. Nëse shqiptarët kanë problem me politikanët e tyre, ata mund të zgjedhin njerëz të tjerë”, përfundon ai./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH