Analizë

Zotërimi (anagrafik) në kutitë e votimit

Shkruar nga Liberale
Zotërimi (anagrafik) në kutitë e votimit

Federico Fubini

Për vizitën në Itali, në 2019, një nga të fundmet e tij jashtë Shtetit, Xi Jinping ka udhëtuar me krevatin e tij vetiak pas. Udhëheqësi kinez e ka bërë të ngarkohet në aeroplanin e Shtetit në Pekin dhe ka urdhëruar që të vendosej në selinë e tij romane. Nuk ka përcaktim më të mirë për një autokrat: një që vjen vërdallë nëpër botë me shtratin e tij. Mirë, por çfarë përcakton demokracitë? Cila është veçoria e përbashkët e dhjetëra vendeve që dje Shtëpia e Bardhë ka mbledhur (në mënyrë virtuale) për të parin “Summit for Democracy”? Është e vërtetë se jo të gjithë të ftuarit e djeshëm kanë besueshmëri të paqortueshme.

Në listë shfaqen regjime autoritare si Serbia, Pakistani, Malajzia apo Angola dhe sisteme që jetojnë një shmangie të demokracisë liberale si Polonia, Hindia, Brazili apo Tunizia. Por nëse ka një vështrim që bashkon demokracitë më të vërteta, ato me pikëzimin më të lartë në shkallëzimin e think tank Freedom House, ka të bëjë me moshën mesatare të popullsive. Kombet më të lira janë edhe ata më të moshuarit e Tokës (me përjashtim të të vegjëlve e të rinjve, Kosta Rika dhe Uruguai). Është e mundshme të jetë kështu, edhe sepse demokracia ndihmon një mirëqenie në të cilën pritshmëria e jetës rritet dhe planifikimi familjar është më i kollajshëm. Por ka një pasojë të papritur sepse më të moshuarit tashmë zotërojnë në kutitë e votimit.

Në Gjermani, në vitin 1987, një e katërta e zgjedhësve ishin më pak se 30 vjeç dhe një e katërta tjetër më shumë se 60. Në votimet e fundit ndërkaq, të parët ishin ulur në 14 % dhe të dytët ishin rritur në 38 %. Në Itali  të dhënat janë të njëjta dhe në të dy vendet më shumë se gjysma e votuesve i kalon të pesëdhjetat. Në t’ardhmen kjo prirje nuk mund veçse të shpejtohet: të moshuarit do të stërfitojnë në votimet me urtësinë e tyre, por edhe me kundërshtinë e tyre më të madhe kundrejt së resë e vështrimeve të kohëve të gjata. Ja një temë për t’u rrahur në “Summit for Democracy”. Si të përballohet? Qeveria e re gjermane don të ulë moshën e votës në 16 vjet. Jo të gjithë do të jenë në një mendje, por së paku Berlini e ka shtruar problemin. Të gjithëve.

“Corriere della Sera”,

Përktheu Eugjen Merlika 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH