Aktualitet

"Zot, ruaje mbretëreshën", një tjetër deklaratë e habitshme e presidentit amerikan, komentuesi: Biden e ka humbur

Shkruar nga Liberale
"Zot, ruaje mbretëreshën", një tjetër
Shprehja “God save the Queen” (Zoti ruaj Mbretëreshën) e përdorur nga presidenti amerikan Joe Biden, duke përfunduar fjalimin e tij të djeshëm për kufizimin e posedimit të armëve në Connecticut, shkaktoi komente të ndryshme në rrjetet sociale. Duke iu drejtuar turmës së mbledhur në West Hartford për të parë fjalimin e tij, ai shpjegoi se nuk mund të vononte për të përshëndetur pjesëmarrësit, duke shtuar se do të pozonte për disa foto përkujtimore. "Mirë, Zoti e ruaj mbretëreshën, njeri”, tha Biden, 80 vjeç, përpara se të kthente shikimin drejt daljes. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti "iu drejtua dikujt në turmë", pa dhënë detaje. Por edhe nëse Biden do t'i drejtohej vërtet një britaniku, do të ishte gabim të përdorej fraza "Zoti ruaj Mbretëreshën", duke qenë se froni britanik tani është i zënë nga Mbreti Charles III, jo nga Mbretëresha Elizabeth II. Siç pritej, klipi nga fjalimi i Presidentit Biden u bë viral në rrjetet sociale dhe u komentua në mënyra të ndryshme nga mbështetësit republikanë. “Joe Biden e ka humbur”, komentoi Leo Terrell në Fox News. Nuk janë të paktë amerikanët që besojnë se, për shkak të moshës së tij të shtyrë, Biden nuk duhet të kandidojë për një mandat të dytë presidencial, pasi – nëse zgjidhet sërish – në fund të tij do të jetë 86 vjeç.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH