Kryeministri Zoran Zaev i është përgjigjur negativisht propozimit të BE, për të kaluar gjyqtarët dhe prokurorët në sitën e Vettingut.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ka thënë se nuk që vendi i tij të përfundojë si Shqipëria, e cila për momentin nuk ka as Gjykatë Kushtetuese.
“Populli ynë pret tronditje. Tronditje të gjykatësve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve të agjencive, ministrave. E gjithë kjo duhet të organizohet mirë. Pas përvojave që ka patur Shqipëria, fillimisht duhet ta dimë nëse me të vërtetë jemi të përgatitur. Shqipëria kaloi një proces të suksesshëm por tani nuk ka kapacitete si t i mbush vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të lartë, gjë që nuk lejohet”, tha Zaev.
Zaev tha se Akademia e Magjistrateve në Shkup nuk prodhon kuadër të mjaftueshëm, dhe se në rast të vetingut shteti mund të has probleme në zëvendësime e personave që nuk arrijnë të kalojnë këtë proces./Gazeta Liberale