Globi

Zonja e parë e SHBA-ve infektohet me Covid-19

Shkruar nga Liberale
Zonja e parë e SHBA-ve infektohet me Covid-19

Zonja e parë e SHBA-ve, Jill Biden rezultoi pozitive për COVID-19 dhe po kalon simptoma të lehta, tha Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se presidenti Joe Biden ka vazhduar të rezultojë negativ pasi u shërua së fundmi nga virusi.

Presidenti Biden do të mbajë një maskë për 10 ditë kur është brenda dhe kur është në afërsi me të tjerët, sepse ai konsiderohet një kontakt i ngushtë i zonjës së parë, sipas udhëzimeve nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Jill Biden, e cila si bashkëshorti i saj, është vaksinuar me vaksinën Pfizer të COVID-19, do të izolohet në shtëpinë e saj të pushimeve për të paktën pesë ditë, tha zëdhënësja e saj.

Zonja e parë është aktualisht në Karolinën e Jugut, ku familja Biden ka qenë me pushime, dhe do të kthehet në shtëpi pasi të marrë dy teste të njëpasnjëshme negative për COVID.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH