Aktualitet

Zogaj: Hapja e listave e rëndësishme, Rama u nxitua sepse...

Shkruar nga Liberale
Zogaj: Hapja e listave e rëndësishme, Rama u nxitua sepse...

Analisti Preç Zogaj komentoi në një lidhje me “Skype” për "News24" miratimin e ndryshimeve kushtetuese nga mazhoranca dhe opozita parlamentare, duke e cilësuar këtë një veprim të turpshëm dhe të pashoq.

Sipas analistit, PS ka shkelur të gjitha praktikat, duke ndërmarrë këtë vendim të nxituar.

Më tej, Zogaj shtoi se në këtë rast nga mazhoranca ka prevaluar dëshira për të nxehur sërish marrëdhëniet politike.

“Hapja e listave është e rëndësishme, por PS ka shkelur të gjitha praktikat. Ndryshimet kushtetuese kërkojnë atmosferë të relaksuar, po preket elementi themeltar i shtetit, por Rama është nxituar. Ata morën një propozim të drejtë dhe të mirë, sic është ai për hapjen e listave, dhe i bashkangjitën një tjetër ndryshim, që lidhet me zgjedhjet. Ai mendon se nuk i fiton zgjedhjet duke i shtuar votat e veta. Këto nuk janë gjëra që bëhen tani, sikur donin ta merrnin zvarrë opozitën. Ndryshimi u bë me shumë nxitim. Ka prevaluar një dëshirë për të nxehur sërish marrëdhëniet politike, për t’i tendosur ato krejt pa kuptim”, tha Zogaj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH