Aktualitet

Zogaj: 30 vjet që votoj në Tiranë dhe më kanë transferuar në Lezhë

Shkruar nga Liberale
Zogaj: 30 vjet që votoj në Tiranë dhe më kanë

Javët e fundit kanë qenë të shumtë qytetarët, që kanë denoncuar se janë transferuar me vendbanime në qytete të ndryshme. Pas ndryshimit të adresës ata figurojnë në regjistrin e Gjendjes Civile si banorë të qyteteve të tjera edhe pse jetojnë në Tiranë.yogaj

Edhe analisti Preç Zogaj deklaroi në emisionin “Java” në RTSH, se është i vetmi nga familja që është transferuar në Lezhë, ndërsa thekson se prej rreth 30 vitesh voton në Tiranë.

“Është bërë një lëmsh i madh me këtë çështjen e listave zgjedhore. Madje sot, im bir duke kërkuar për të regjistruar një patentë ka konstatuar se babain e tij e kanë transferuar në Lezhë. Unë vërtetë jam nga Lezha, por ka 25-30 vjet që votoj në Tiranë dhe nuk jam informuar. Çfarë ndodh me këto lista?”, deklaroi Zogaj.

Për këtë Partia Demokratike kallëzoi në SPAK ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kreun e Gjendjes Civile, Bledar Doracajn.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH