Globi

Zjarri zhduk qytetin turistik në Kili, shkrumbohen 120 banesa

Shkruar nga Liberale
Zjarri zhduk qytetin turistik në Kili, shkrumbohen 120 banesa

Zjarri ka shkrumbuar një qytet të tërë në Kili. Më shumë se 120 shtëpi u shkatërruan në qytetin kilian të Valparaíso, ndërsa popullsia u evakuuan në masë.

Flakët që filluan në kodrat përreth qytetit bregdetar u përhapën me shpejtësi në zonat e banuara.

Kryebashkiaku i qytetit, Jorge Sharp tha se për fikjen e zjarrit janë mobilizuar zjarrfikës dhe helikopterë.

Vatrat e zjarrit kanë shkaktuar katastrofa në shumë pjesë të botës në vitin që po largohet, duke sjellë dëme të mëdha në Australi, në Brazil, Indonezi, e deri në Arktik./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH