Kronikë

Zjarri shkrumbon banesën gjatë natës, e moshuara rrezikon jetën në përpjekje për të fikur flakët

Shkruar nga Liberale
Zjarri shkrumbon banesën gjatë natës, e moshuara rrezikon

Një çift i moshuar ka mbetur në qiell të hapur. Banesa ku ata jetonin në fshatin Thanë të njësisë Fiershegan në Bashkinë Lushnje është përfshirë nga flakët.

Zjarri ka rënë rreth orës 2 pas mesnate ku fillimisht është vënë re nga i zoti i shtëpisë Elmas Korraqe në ambientin e kuzhinës.

Sapo ka hapur derën flakët janë përhapur në ambientet e tjera të shtëpisë duke rrezikuar kështu dhe jetën e bashkëshortes e cila ka tentuar të shuajë flakët.

Edhe pse në ndihmë kanë ardhur banorë, dhe forcat zjarrfikëse ka qenë e pa mundur fikja e flakëve.

Sipas hetimeve të para dyshimet janë se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH