Globi

Zjarri rrezikon spitalin e fëmijëve në Penteli, situata del jashtë kontrollit

Shkruar nga Liberale
Zjarri rrezikon spitalin e fëmijëve në Penteli, situata del

Zjarri në Penteli po del jashtë kontrollit.

Në këtë kohë, përveç flakëve të zjarrit në Drafi, Anthousa, Dasamari dhe Dioni, një front shumë i rëndë, ndoshta më i vështirë i zjarrit po lëviz drejt spitalit pediatrik Pentelis.

Nga Ministria e Shëndetësisë është dhënë urdhër për evakuimin e spitalit. Tani po largohen 36 fëmijë të sëmurë që trajtoheshin në spitalin e fëmijëve dhe 19 mjekë, infermierë dhe personel administrativ.

Sipas informacioneve të zjarrfikësve, era në mal vërtitet vazhdimisht dhe vazhdimisht kthen drejtimin mbi zjarrin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH