Aktualitet

Zjarri rrezikon 3 shtëpi në Mirditë, shkrumbohet pylli me pisha dhe lisa

Shkruar nga Liberale
Zjarri rrezikon 3 shtëpi në Mirditë, shkrumbohet pylli me pisha

Përhapja e zjarreve ka qenë masive, në këto ditë ku temperaturat shënojnë rekordin e tyre. Situata në qarkun e Lezhës vazhdon të jetë problematike.

Në fshatin Ndershen, Njësia Administrative Orosh, Bashki Mirditë flakët kanë avancuar duke shkrumbuar pyllin me pisha dhe lis në këtë zonë.

Gjithashtu bëhet me dije se zjarrfikësit kanë ndërhyrë me të gjithë forcat nga toka dhe ajri. Autobotet janë pozicionuar në afërsi të 3 shtëpive që janë të rrezikuara pasi flakët ndodhen 10-15 metra larg tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH