Aktualitet

Zjarri në spitalin e Durrësit, flet drejtoresha: Ja si ndodhi ngjarja

Shkruar nga Liberale
Zjarri në spitalin e Durrësit, flet drejtoresha: Ja si ndodhi ngjarja

Drejtoresha e Spitalit të Durrësit, Nadire Jani ka treguar detaje nga zjarri i mbrëmjes së djeshme.

Zjarri ka përfshirë kabinën kryesore të energjisë elektrike dhe rrjetin elektrik në gjysmën e spitalit nga kati i parë deri në katin e katërt, duke bërë që gjysma e spitalit të mbetej pa energji.

“Zjarri përfshiu kabinën kryesore të energjisë elektrike dhe rrjetin elektrik në gjysmën e spitalit nga kati i parë në të katërt, duke bërë që gjysma e spitalit të mbetej pa energji. Të gjithë pacientët e neurologjisë, kirurgjisë, janë zhvendosur. Ndërsa 5 qe kërkonin oksigjenim janë dërguar në Tiranë.

Evakuimi i të gjithë pacientëve u bë pasi u shkaktua një tym i madh që përfshiu katin e parë e deri në të katërt. Fillimisht kanë ndërhyrë rojet e spitalit, derisa kanë ardhur zjarrfikëset e Durrësit. Lajmërimi i parë erdhi në 00:20, ndërkohë që shkaktoi shumë panik te pacientët dhe të afërmit e tyre që ishin në spital”, ka thënë ajo për BW./ Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH