Kronikë

Zjarri në parkingun e pallatit te “Tirana e Re”, policia: 36-vjeçari dogji makinën e tij pas sherrit me të atin

Shkruar nga Liberale
Zjarri në parkingun e pallatit te “Tirana e Re”, policia:

Policia e Tiranës thotë se ka arritur të zbardhë ngjarjen ditën e sotme, ku zjarri përfshiu një makinë në parkingun e një pallati në “Tiranën e Re”.

Sipas policisë, autori është një 36-vjeçar me probleme mendore, i cili i vuri zjarrin makinës së tij pas një konflikti që pati me të atin.

36-vjeçari është shoqëruar në spital pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit. Në ambientet e policisë është shoqëruar edhe i ati i 36-vjeçarit. Zjarri dyshohet se u përhap edhe në një makinë tjetër që ndodhej ngjitur, si dhe shkaktoi panik te banorët, të cilët u evakuuan nga pallati.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi E. L., 36 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i cili dyshohet se gjatë një konflikti me shtetasin S. L. (babai), i ka vënë zjarrin automjetit të tij. 36-vjeçari është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pësuar dëmtime të lehta si pasojë e zjarrit. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është shoqëruar shtetasi S. L., i cili ishte prezent bashkë me 36-vjeçarin, gjatë ngjarjes”, tha policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH