Kryesore

Zjarri në KZAZ-në në Shkodër, Berisha: Zjarrvënës janë qeveritarët

               Publikuar në : 21:44 - 18/06/19 R Liberale

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se skenari i zjarrit në Shkodër, në KZAZ-në e materialeve zgjedhore është model tipik stalinist.

Sali Berisha: Qytetarët po mbrojnë rendin kushtetues. Në shkodër qytetarët po përballen me narkoshtetin. Zjarrvënës janë qeveritarët e mafias. Skenari i zjarrit është skenar tipik stalinist i nisur në Raishtag dhe i përcjellë në të gjitha etapat e tjera.

Qytetarët po mbrojnë dekretin e Presidentit. Që është në kushtetueshmëri të plotë. Përveç mafias shtetërore askush nuk mund ta vërë në dikutim.

Këta asgjësuan gjykatën kushtetuese. Presidenti është legjitim.

(Visited 2 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *