Aktualitet

Zjarri në Kurbin/ Procedohet penalisht një 45-vjeçare

               Publikuar në : 22:06 - 23/07/21 liberale

Policia e Kurbinit ka proceduar penalisht një shtetase për shkatërrim prone nga pakujdesia pas zjarrit që përfshiu ullishten e fshatit Zhejë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasen A.T., 45 vjeçe, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Procedimi ndaj kësaj shtetase filloi pasi në fshatin Zhejë , ka ndezur zjarr në tokën e saj dhe i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur ullishte në kodrën e fshatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back