Aktualitet

Zjarri në fabrikën e tullave në Maminas, ndërron jetë 57-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Zjarri në fabrikën e tullave në Maminas, ndërron jetë

Saldatori 57-vjeçar, shtetasi me iniciale B.B. i cili mbeti i lënduar një ditë më parë në zjarrin e rënë në fabrikën e tullave në Maminas, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë.

Policia ka bërë të ditur se specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave, për mosrespektim të rregullave mbrojtëse.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH