Aktualitet

Zjarri në banesë, humb jetën fëmija 2-vjeçar

Shkruar nga Liberale
Zjarri në banesë, humb jetën fëmija 2-vjeçar

Zjarri në një banesë në Sanxhak të Kurbinit i ka marrë jetën një fëmije 2-vjeçar.

Zjarri ka rënë rreth orës 15:00 të pasdites së sotme në banesën e H.Ç.

Policia njofton se nga verifikimet e para ka rezultuar se fëmija 2-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.

Dyshohet se shkak i rënies së flakëve ka qenë një sobë me dru./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH