Zjarrfikësit e Tiranës kanë surprizuar këtë të shtunë mjekët dhe infermierët e Infektivit, duke i shkëputur disa momente jashtë korridoreve dhe dhomave të spitalit.
Ata shkuan pranë spitalit dhe me disa pankarta që mbanin në duar kanë dhënë mesazhet e tyre dhe falënderimet për mjekët.
“Zjarrfikësit e Tiranë falënderojnë dhe nderojnë mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv në QSUT” shkruhet në një njoftim të bërë nga Zjarrfikësit, ku janë postuar edhe disa foto.