Aktualitet

Zjarr në zonën e Astirit, humb jetën një grua

Shkruar nga Liberale
Zjarr në zonën e Astirit, humb jetën një grua

Një banesë është përfshirë nga flakët në zonën e Astirit në Tiranë ku një grua ka humbur jetën nga asfiksia.

Sipas burimeve zyrtare, në rrugën “Loni Ligori” në Astir, në banesën e shtetases L.Z, 69 vjeçe, dyshohet ka rënë zjarr dhe për pasojë shtetasja L.Z e cila jetonte e vetme, ka humbur jetën ku dyshohet si pasojë e asfiksisë.

Trupi i pajetë do të transportohet në morg për ekspertizë mjeko-ligjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH