Aktualitet

Zjarr në Piraj të Lezhës, rrezikohen disa banesa

Shkruar nga Liberale
Zjarr në Piraj të Lezhës, rrezikohen disa banesa

Një vatër zjarr me përmasa të konsiderueshme është aktivizuar në fshatin Piraj të Lezhës. Bëhet e ditur se flakët kanë përfshirë linjën hekurudhore duke shkrumbuar traversat prej druri  në një gjatësi prej 500 metrash.

Në rrezik janë edhe disa banesa në këtë fshat pasi të favorizuara nga era, flakët janë përhapur në disa drejtime. Ndërkohë, në terren ndodhen zjarrfikësit të cilët, në ndihmuar nga banorët e zonës po punojnë për shuarjen e flakëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH