Aktualitet

Zjarr në Pashaliman, dërgohet helikopter për shuarjen e flakëve

Shkruar nga Liberale

Zona e Pashalimanit është përfshirë nga zjarri. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se ka nisur operacioni nga ajri për shuarjen e vatrës masive të zjarrit.

“Nis operacioni nga ajri për shuarjen e vatrës masive të zjarrit në zonën e Pashalimanit. Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është përfshirë në operacion. Sipas raportimeve të deritanishme zjarrin nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH