Aktualitet

Bie zjarr në një shkollë në Mallakastër, dyshimet e para

Shkruar nga Liberale
Bie zjarr në një shkollë në Mallakastër, dyshimet e

Nga një zjarr është përfshirë sot një shkollë në Mallakastër ku bëhet fjalë për “Hajredin Fratari” në fshatin Fratar. Gjatë kohës që ka rënë zjarri, nuk ka pasur nxënës në shkollë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Njoftimi i policisë:

Në datë 15.05.2023, rreth orës 15:45, në shkollën “Hajredin Fratari” në fshatin Fratar ka rënë zjarr.

Gjatë kohës që ka rënë zjarri, nuk ka pasur nxënës në shkollë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH