Aktualitet

Zjarr në një magazinë pranë mbikalimit të Kamzës

Shkruar nga Liberale
Zjarr në një magazinë pranë mbikalimit të Kamzës

Një magazinë me materiale ndërtimi është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, pranë mbikalimit të Kamzës.

Policia bën të ditur se zjarri ka rënë rreth orës 12:30, në magazinën në pronësi të shtetasit me iniciale F.Ç.

Shërbimet zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH