Aktualitet

“Zjarr në Ministri”, Manastirliu: Tymi i zjarrit del nga koka Bashës

               Publikuar në : 16:58 - 09/05/20 liberale

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ështv përgjigjur kreut të PD, Lulzim Basha në lidhje me denoncimin e tij se po manipulohen dokumenetet për tenderat sekretë dhe se ka rënë zjarr në katin e 4 të Ministrisë së Shëndetësisë.

Manastirliu në një postim në Twitter shkruan, se tymi del nga koka e kreut të PD.

Nuk ka asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë! Tymi i zjarrit imagjinar që po shihni dhe dëgjoni, del vetëm nga koka e kryetarit të PD. Dikush duhet t’i hedhë ujë në sy që ta zgjojë nga gjumi!

Kreu i PD, Lulzim Basha denoncoi, se disa ditë më parë në katin e zyrës së prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë ka rënë zjarr, pasi SPAK-u nisi hetimet. Sipas tij, zjarri nuk u raportua.

“Ka rëne zjarri në katin e 4-rt, tek zyra e Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë para disa ditësh. Arsyeja kryesore përse Edi Rama nuk publikon, siç e ka për detyrë ofertat, kontratat e tenderave sekretë është sepse po manipulon të dhënat. Si duket nuk ia kanë dalë dot me manipulimin dhe i kanë vënë flakën”, shkruan Basha./Gazeta Liberale

 

 

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back