Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha përfshin një masiv pyjor në Korçë

Shkruar nga Liberale
Zjarr i përmasave të mëdha përfshin një masiv pyjor

Një vatër zjarri ka rënë në një masiv pyjor midis Roshanjit dhe Lubonjës në Korçë.

Mësohet se zjarri i përmasave të mëdha është aktiv prej 24 orësh.

Në vendin e ngjarjes kane shkuar rreth 30 forca zjarrfikëse për të shuar vatrat të cilat ende janë aktive.

Por terreni i vështirë në këtë zonë ka bërë që forcat zjarrfikëse të ngjiten në këmbë, pasi mbërritja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH