Aktualitet

Zjarr i madh përfshin Himarën

               Publikuar në : 10:52 - 16/08/19 V Liberale

Një zjarr ka rënë pasditen e djeshme në Lukovë të Himarës, ku për fat të mirë zjarri është mundur të shuhet përgjatë mesnatës nga banorët e zonës.

Bëjmë të ditur se zjarri që kishte rënë në zonën e ullishtes është izoluar nga banorët pasi shërbimi zjarrfikës e kishte të pamundur  të ndërhyjë në zonë për shkak të terrenit.

Si pasojë e zjarrit janë djegur disa rrënjë ullinjsh, pemë dhe shkurre.

Shkaqet e këtij zjarri ende nuk dihen, megjithatë flakët janë shuar tërësisht në mesnatë.

Vatra te tjera zjarri janë shfaqur gjithashtu në disa zona të vendit si në Pukë, Vaun e Dejës, Gjirokastër Fier e Sarandë. Ndërsa shërbimi zjarrfikës është në gatishmëri dhe i ka bërë thirrje qytetarëve që tu drejtohen atyre në rast se shohin vatra zjarri./Gazeta Liberale

(Visited 50 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *