Aktualitet

Zjarr i madh në Bubq, flakët përfshijnë një magazinë pranë

Shkruar nga Liberale
Zjarr i madh në Bubq, flakët përfshijnë një

(Foto ilustruese)

Një sipërfaqe pylli ka marrë flakë në fshatin Bubq.

Zjarri i favorizuar nga era ka depërtuar brenda një magazine me bazë ushqimore për blegtorinë. Për pasojë, magazina është djegur tërësisht, ndërsa zjarri vijon ende.

Dy zjarrfikësit e Krujës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për lokalizimin e flakëve, që të mos iu afrohen banesave, që ndodhen pranë vatrës së zjarrit.

Ndërkohë, paraprakisht mendohet se zjarri ka ardhur nga pakujdesia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH